”Topi i Artë”, 30 futbollistët më të mirë në planet. Çudirat e France Football
Kush nga lojtarët do të jetë fitues i ”Topit të Artë, 2021”? ”France Football” po zbulon renditjen e kandidatëve, duke filluar nga fundi i saj. Në mesin e 30 konkurrentëve më të mirë në planet për trofeun më të madh individual janë Messi, Robert Lewandowski dhe Jorginho.
Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se ai nuk do të jetë pjesë e mbrëmjes së ndarjes së çmimit Topit i Artë për vitin 2021. Përtej kësaj, portugezi ka polemizuar me drejtuesin e France Football që e dhuron këtë çmim duke e quajtur gënjeshtar pas disa artikujve të botuar për yllin portugez.
Shumë absurditet ka në këtë renditje të publikuar nga ”France Football” ku nuk kuptohet aspak kriteret e përzgjedhjes sidomos kur shikon që një si Lautaro Martinez që fitoi Serie A me Interin dhe Copa America me Argjentinën duke qenë përcaktues ndan vendin e 21-të me Bruno Fernandes që të vetmen që gjë që bëri me Manchester United ishte se shënoi pjesën më të madhe të penalltive që iu servirën.
Habi përbën gjithashtu fakti që Neymar që ka qenë inekzistent në vitin 2021 qëndron para Luis Suarez që udhëhoqi Atletico Madrid drejt titullit kampion në La Liga apo Nicolo Barella kampion i Italisë me Interin dhe kampion Europe me Italinë pozicionohet në vendin e 26-të bashkë me Ruben Dias të Manchester City-t dhe Gerard Morenon e Villareal.
Lista me 30 futbollistët më të mirë në planet
29) Cesar Azpilicueta, Chelsea; Luka Modric, Real Madrid.
26) Nicolò Barella , Inter; Ruben Dias , Manchester City; Gerard Moreno, Villarreal.
25) Phil Foden , Manchester City
24) Pedri , Barcelona
23) Harry Kane , Tottenham
21) Lautaro Martinez , Inter; Bruno Fernandes , Manchester United (ex aequo)
20) Riyad Mahrez , Manchester City
19) Mason Mount , Chelsea
18) Simon Kjaer , Milan
17) Luis Suarez , Atletico Madrid
16) Neymar, Paris Saint Germain
15) Raheem Sterling, Manchester City
14) Leonardo Bonucci, Juventus
13) Giorgio Chiellini, Juventus
12) Romelu Lukaku, Inter/Chelsea
11) Erling Haaland, Borussia Dortmund
Vijon…