”Topi i Artë”, në Francë thonë se Ronaldo është fituesi

Cristiano Ronaldo përgatitet të fitojë “Topin e Artë” të gjashtë në karrierë. Sipas spekulimeve nga Franca, aty ku “France Football” organizon çmimin prestigjioz individual, ylli i Juventus duket në avantazh përballë Virgil Van Dijk dhe Lionel Messi-t. Një delegacion nga “France Football” ka qenë në Torino dhe është takuar me sulmuesin dhe drejtues të Juves.

Trofeu do të jepet në mbrëmjen gala të 2 dhjetorit, ndërsa zërat se portugezi mund të jetë fituesi potencial, lidhen me takimin e futbollistit me një delegacion të revistës, për realizimin e një interviste, e cila do të publikohet pas dhënies së çmimit.

Pas zhvillimeve më të fundit, Cristiano Ronaldo duket në avantazh përballë Van Dijk, me mbrojtësin e Liverpool që deri më tani vlerësohej si favorit. Në rast triumfi, portugezi do të kalonte rivalin e përjetshëm, Messi, i cili mbetet në kuotën e pesë “Topave të Artë” të fituar.

SHKARKO APP