”Topi i Artë”, trofeun e merr 22-vjeçari Arinaldo Rrapaj: Është një emocion shumë i veçantë

Futbollisti i Partizanit, 22-vjeçari nga Kavaja Arinaldo Rrapaj është fituesi i ”Topit të Artë” për vitin 2023.  Ai arriti të fitonte titullin kampion me të kuqtë edicionin e shkuar, duke qenë një nga elementët më të rëndësishëm. Sezonin e kaluar, Rrapaj shënoi 6 gola në kampionat, ndërkohë që 2 herë e ka gjetur rrjetën dhe këtë sezon.

22-vjeçari është një nga lojtarët më të dalluar dhe më premtues të Partizanit, por dhe të kampionatit shqiptar. Një vlerësim i merituar për Rrapajn, i cili e mori këtë çmim pas votave të trajnerëve dhe kapitenëve të skuadrave të Superiores.

“Për mua është një emocion shumë i veçantë. Dua të falënderoj FSHF-në dhe njerëzit që kanë votuar për mua. Falënderoj Partizanin, presidentin Demi dhe shokët e ekipit. Pa të cilët nuk do të isha këtu sot. Falënderoj sidomos familjen time, që më ka qëndruar pranë në çdo moment”, deklaroi Rrapaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?