Torino triumfon ndaj Sassuolos, në fushë edhe Asllani me Ismajlin

Torino ka dalë me tri pikë të arta nga transferta ndaj Sassuolos, duke fituar minimalisht 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Serie A, të zhvilluar në “Mapei Stadium”. Një duel i ekuilibruar, i vendosur nga një episod i vetëm, por vendimtar.

Goli i fitores erdhi nga pika e bardhë, me Vlasic që u tregua i saktë në ekzekutimin e penalltisë, duke i dhënë suksesin skuadrës së tij. Falë kësaj fitoreje, Torino ngjitet në kuotën e 20 pikëve, duke iu afruar ndjeshëm Sassuolos, që mbetet në 21.

Vëmendje të veçantë mori edhe prania e futbollistëve shqiptarë në fushë. Te Sassuolo u aktivizua portieri i Kosovës, Muriç, ndërsa te Torino luajtën dy përfaqësues të Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli dhe Kristjan Asllani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas përfundimit të takimit, Sofascore publikoi vlerësimet individuale, ku Muriç ishte lojtari më i vlerësuar i Sassuolos me notën 7.5. Te Torino, Ismajli u dallua me notën 7, ndërsa Asllani u vlerësua me 6.7, duke konfirmuar një paraqitje solide të lojtarëve shqiptarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

© Getty Images

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?