Totenhem fitore historike ndaj Çelsit, hipotekon vendin në Champions (VIDEO)

Spektaktël dhe gola në Derbin e Londrës. Totenhem ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Çelsit në “Stamford Bridge”, në një duel shumë të luftuar.

Blutë e Londrës e nisën mjaft mirë duke kaluar në avantazh që në minutën e 30-të me Alvaro Moratën, i cili shënoi me kokë pas një dalje të gabuar të portierit Loris. Kundërpërgjigja e “Gjelave” vjen në minutën e parë shtesë të pjesës së parë me një super gol të Eriksen që lë në vend portierin Kabaliero.

Çelsi e nisi më mirë pjesën e dytë por Totenhem shënoi golin e avantazhit. Dajër dha një pasim magjik për Dele Ali, i cili kontrolloi topin dhe më pas mposhti Kabalieron. 4 minuta më pas ai i dha goditjen përfundimtare Çelsit, duke fituar pas 28 vitesh. Tashmë diferenca mes dy ekipeve shkon në 8 pikë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?