Totenhem leksion Arsenalit në derbi, i japin një sinjal të fortë Juves (VIDEO)
Totenhem dhuron një leksion të vërtet futbolli në derbin e Londrës ndaj Arsenalit. Skuadra e Mauricio Poketino ka fituar me rezultatin 1-0, teksa ndeshjen e vendosi sërish Herri Kejn.
“Gjelat” janë superiore në të gjitha aspektet gjatë ndeshjes me treshen magjike në sulm, Dele Ali, Son dhe Herri Kejn. Arsenali ndërkohë është i përgjumur dhe vetëm mbrohet. Miqtë u futën me një ritëm të frikshëm në pjesën e dytë në “Uemblin” që vendosi rekord tifozësh. Herri Kejn kërceu më lart se të gjithë në minutën e 49-të, duke e dërguar topin në rrjetë.
Më pas aksionet e rrezikshme janë të shumta me Dele Alin, Son, Kejn dhe Tripler dhe ndalen në mënyrë spektakolare nga portieri Çeh. Në krahun tjetër spikat vetëm një pritje e portieri Loris pas një goditje të Uelshajër në hyrje të zonës. Në fundin e ndeshjes Lakazet u vendos përballë portierit të Totenhem, por e dërgoi topin jashtë kuadratit.
Totenhem ngjitet në vendin e tretë në kuotën e 52 pikëve, ndërkohë që sfida e radhës për ta është në Champions ndaj Juventus, teksa sot i kanë dhënë sinjale aspak të mira Alegrit./Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

