Tottenham bën ofertën e dytë për Muriqin, bën gati 20 milionë paund
Jose Mourinho kërkon një sulmues për të zëvendësuar Harry Kane. Emri më i kërkuar nga trajneri portugez është Vedat Muriqi. Gazeta turke “Aksam” shkruan se Tottenham kishte bërë në fillim të janarit një ofertë për Muriqin, por më pas nisi të shihte edhe për alternativa të tjera, si Edinson Cavani.
Por duke qenë se uruguaiani duket i vendosur për t’u bashkuar me Atletico Madrid, londinezët u rikthyen te pista Muriqi. Për sulmuesin e Kosovës, Tottenham është gati të ofrojë 20 milionë paund.
Ai është tipi i lojtarit që i përshtatet nevojave të Mourinho-s, pasi deri tani këtë sezon ka shënuar 11 gola në 17 ndeshje. Shifër që mund të pranohet pa shumë ngurrim nga Fenerbahçe.