Lloris blen një qen me vlerë 17 mijë euro për të mbrojtur familjen

Hugo Lloris, portieri i Tottenham dhe kapiteni i kombëtares franceze, ka vendosur të blejë një qen roje për të mbrojtur familjen dhe shtëpinë e tij.

Ai bleu një qen nga një bari gjerman i Elite Protection Dogs për 17 mijë euro. Kohët e fundit rastet e grabitjeve në shtëpitë e futbollistëve janë bërë gjithnjë e më të shpeshta, ndaj dhe portieri i Tottenham vendosi të merrte një qen roje për të mbrojtur familjen e tij.

Qeni është i stërvitur për mbrojtjen e shtëpia, madje lloji i tij përdoret edhe nga shumë ushtri ndërkombëtare. Tashmë Lloris mund të luajë i qetë, kur të jetë në sfidat larg shtëpisë së tij. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?