Tottenham fikson çmimin e frikshëm për Harry Kane
Ku do të luajë Harry Kane në sezonin e ardhshëm? Përgjigja në fakt është e vështirë për t’u dhënë pasi ai ndiqet na klubet më të mëdha në Europë. Mbi të gjitha janë dy skuadrat e Manchester, që janë gati të përfitojnë nga largimi i sulmuesit.
Bomberi anglez në fakt është lodhur nga sezonet e dështuara të “Spursave”, teksa edhe mosha e shtyn që të mendojë për një aventurë të re. Presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy, së fundmi sipas Daily Mail, ka caktuar edhe çmimin e kartonit të tij, që shkon në 150 milionë sterlina, ose e thënë ndryshe 173 milionë euro.
Një shifër që duket e ekzagjeruar duke marrë në konsideratë edhe krizën që ka shkaktuar edhe pandemia e Covid-19 në futboll. Në këtë mënyrë synimi i Tottenham është që ta bëjnë shitjen e tretë më të shtrenjtë në histori pas Neymar (222 milionë euro) dhe Mbappe (180 milionë euro). /R.Lika-Koha Jone/