Tottenham fiton ndaj Brighton në FA Cup, Kane shkëlqen me dopietë (VIDEO)

Tottenhami u kualifikua për në fazën tjetër të FA Cup, pasi mori një fitore 3-1 ndaj Brighton në sfidën e zhvilluar në Londër, ku debutuan edhe dy blerjet e fundit, Bentancur dhe Kulusevski.

Skuadra londineze dominoi që në minutat e para, duke kaluar në epërsi në të 13-tën me Harry Kane, pas asistit të marrë nga Hojbjerg, ndërsa në të 24-tën March e devijoi topin në portën e tij.

Gjatë pjesës së dytë, Brightoni rihapi ndeshjen me golin e Bissouma (63’), por “Spurs”-at reaguan shumë shpejt me golin e Harry Kane, që realizoi të dytin personal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Londinezët e kontrolluan me qetësi lojën në minutat e fundit, duke mos e vënë më në dyshim kualifikimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?