Tottenham gati që të largojë Harry Kane, por i vendos një kusht
Tottenham Hotspur mund të lejojë që sulmuesi Harry Kane të largohet nga klubi këtë verë, por jo të shkojë te një ekip rival në Premier League. Sulmuesi anglez nënshkroi një kontratë të re 6-vjeçare qershorin e vitit 2018.
“Spursat” kanë vendosur që ta lënë të lirë, por vetëm me kushtin e një ofertë që arrin shifrën e 200 milionë paundëve. Kriza nga koronavirusi ka bërë që merkato e verës të ketë shumë paqartësi, teksa vështirë se shumë klube të mëdha do të bëjnë investime në shifra të tilla.
Kane ishte një nga objektivat kryesor të Manchester United, por pas vendimit të Tottenham për ta shitur jashtë vendit, Juventus dhe Real Madrid janë në avantazh për të siguruar shërbimet e tij. Mbetet të shihet se cila skuadër do të lëviz me një ofertë konkrete për bomberin anglez. /R.Lika-Koha Jone/