Tottenham heq dorë nga Conte, tashmë kërkon trajnerin e Ajax-it
Tottenham është në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm. Presidenti i londinezëve, Daniel Levy negocioi për disa ditë në mënyrë intensive me ish trajnerin e Interit, Antonio Conten, por dështoi ta bindë të rikthehet në Londër, aty ku disa sezone më parë fitoi edhe titullin kampion me skuadrën e Chelseat.
Emri që është rikthyer së fundmi në skenë është ai i holandezit Eric Ten Haag, i cili drejton holandezët e Ajaxit dhe vetëm gjatë pranverës së këtij viti ka rinovuar kontratën me skuadrën nga Amsterdami.
Levy ka rivendosur kontaktet me menaxherët e holandezit dhe po negociojnë si për pagën, ashtu edhe projektin e klubit. Mbetet ende e gjallë edhe pista për rikthimin e Maurizio Pochettinos, megjithatë shanset që kjo të ndodhë janë minimale, pasi ky i fundi ka kontratë me PSG-në.