Tottenham kualifikohet nga ruleta e penalltive, vendos gabimi i Mount (VIDEO)
Tottenham siguron një vend për në çerekfinalen e Kupës së Ligës në Angli. Skuadra e Tottenham triumfoi nga ruleta e penalltive ndaj Chelsea-t, teksa koha e rregullt u mbyllë në barazim 1-1.
Ndeshja nisi më mirë për Blutë e Londrës që do të kalonin në avantazh në minutën e 19-të me një gol të bukur të shënuar nga Timo Werner. Gjermani koordinohet në mënyrë perfekte në hyrje të zonës.
Tottenham mundohet të reagojë, por e ka të vështirë gjetjen e hapësirave. 7 minuta nga fundi i kohë së rregullt pas një rrëmujë në zonën e Chelsea-t, Lamela është në vendin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë.
Koha e rregullt do të mbyllej në barazim 1-1, duke bërë që skuadra që do të kualifikohej të vendosej nga penalltitë. Të gjithë do të tregoheshin të saktë deri te talenti Mason Mount, i cili nuk e mbajti dot presionin duke gabuar në penalltinë vendimtare. /R.Lika-Koha Jone/