Tottenham mbetet pa sulmues, Mourinho: Edhe Son e ka mbyllur sezonin!

Nuk kanë fund problemet për Jose Mourinhon te skuadra e Tottenhamit. Pas Harry Kane, strategu portugez detyrohet të humbasë edhe një tjetër sulmues të rëndësishëm si Hueng Min Son.

Jose Mourinho doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të ndeshjes me Leipzig në Ligën e Kampionëve dhe deklaroi se sezoni për sulmuesin korean ka përfunduar dhe në rastin më optimist mund të luajë një apo dy javë në fund.

“Jemi në një situatë të vështirë, sepse nëse deri para pak ditësh ankohesha se nuk kisha sulmues në stol, tani nuk kam as në fushë. Sezoni i Son ka përfunduar, ndonëse në rastin më optimist mund të luajë një apo dy ndeshje dhe dëmtimi i Kane gjithashtu, na lë një situatë të komplikuar. Troy Parrot nuk është ende gati, ndërsa Ryan Sessegnon nuk është sulmues, ndaj do të duhet të sajohemi deri në fund të sezonit’, u shpreh Mourinho.

Tottenhami ka bërë mirë me portugezin në pankinë, pasi ka grumbulluar 26 pikë, po aq sa edhe Manchester City, ndërsa më tepër ka marrë vetëm Liverpooli kryesues, plot 42 pikë.

SHKARKO APP