Tottenham në disavantazh, gafë dhe dëmtim i rëndë për Lloris (VIDEO)
Sporti E Shtunë, 5 Tetor 2019 13:50
Tottenham vazhdon momentin e vështirë edhe në kampionat. Pas humbjes ë turpshme 7-2 ndaj Bayernit në Champions League, “Spursat” e kanë nisur në “malore” transfertën ndaj Brighton.
Neal Maupay lëshon një krosim-goditje në zonë, teksa portieri Lloris vendos shumë keq këmbën duke mos arritur që ta ndalë topin. Portieri francez më pas ka marrë ndihmën mjekësore, por për shkak të dhimbjeve të shumta ka braktisur fushën.