Tottenham shkatërron Leicester, Mourinho i bën nder United për Chamoionsin (VIDEO)

Tottenham i jep një goditje të fortë shpresave të Leicester për të luajtur në Champions league në sezonin e ardhshëm. Skuadra e Mourinhos fitoi 3-0 në duelin e luajtur në “Tottenham Hotspur Stadium”, duke i bërë një nder të madh ish-ekipit që ka drejtuar United, për të arritur në zonën e kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Rezultati u zhbllokua në minutën e gjashtë nga Sn Heung-Min, goditja e të cilit u devijua nga Justin, për të ardhur më pas te dy golat e Harry Kane në minutat 37-të dhe 40-t, duke i dhënë një goditje përfundimtare që në fraksionin e parë.

Bourtnemouth u mund 2-0në fushën e tij përballë Southamptonit, që e bën thuajse të pamundur qëndrimin në Premier League, kur ka vetëm një ndeshje për të luajtur dhe diferenca me Watfordin është tri pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?