Tottenhami fiton me “poker” ndaj Aston Villas, Son merr topin në shtëpi (VIDEO)

Tottenhami vijon formën fantastike në Premier League, duke ju afruar gjithmonë e më shumë kualifikimit për në Champions. Skuadra e Contes fitoi me lehtësi 4-0 në transfertën ndaj Aston Villas.

Son Heung-Min ishte protagonist absolut me tre gola të shënuar, një që në minutën e tretë dhe dy në harkun e 5 minutave gjatë fraksionit të dytë. Goli tjetër për ekipin e “Spursave” u shënua nga Kulusevski në fillimin e pjesës së dytë, duke konfirmuar dhe përshtatjen shumë të shpejtë në Premier League.

Me këtë sukses, Tottenham mbetet në vendin e katërt me 57 pikë, 3 më shumë se Arsenali, por “Topçinjtë” kanë dhe një sfidë për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?