Tottenhami fiton ndaj Leicester, Evertoni mund Chelsea-n (VIDEO)
Tottenham rikthehet te fitorja, ndërsa Evertoni i Lampard siguroi tre pikët ndaj Chelsea. Skuadra e Antonio Conte mposhti 3-1 Leicester City, ndeshje ku shkëlqeu Son Heung-Min.
Harry Kane, kaloi vendasit në avantazh në mesin e pjesës së parë, ndërsa në fraksionin e dytë ishte Son që do të shënonte dy gola. “Dhelprat” realizuan golin e nderit në minutat shtesë të takimit me anë të Kelechi Iheanacho..
Skuadrs e Contes ka një pikë më shumë se Arsenali që sfidon West Ham në transfertë. Një gol i Richarlison i mjaftoi Evertonit për të fituar 1-0 ndaj Chelsea. Braziliani përfitoi nga një pasiguri në mbrojtjen mike në minutën e 47-të, dhe dërgoi topin në rrjetë.
KOHA JONË SONDAZH

