Tottenhami i rikthen buzëqeshjen Contes, fiton me poker ndaj Leeds (VIDEO)

Tottenham është rikthyer te suksesi në kampionat teksa mposhti në transfertë me rezultatin e pastër 0-4 skuadrën e Leeds.  Spursat e zgjidhën takimin që në pjesën e parë duke shënuar tre gola. I pari që hapi llogaritë e sfidës ishte Doherty, me anësorin që shfrytëzoi më së miri asistin e Sessegnon në minutën e 10 ndërsa nuk e pati të vështirë të mposhtë portierin Meslier.

Sakaq, vetëm pesë minuta më pas, Kulusevski shënoi golin e dytë për të tijtë ndërsa insistoi me inkursionin e tij dhe me të majtën shkundi edhe njëherë tjetër rrjetën.

Ndërkohë, në minutën e 27 në listën e golashënuesve u shtua edhe Harry Kane i cili u tregua i saktë në goditjen brenda zone. Në fraksionin e dytë, Tottenhan nuk pati shumë impenjim dhe u kujdes për të menaxhuar avantazhin, ndërsa Heung Min Son në minutën e 85, vendosi ta bënte edhe më të madhe festën e të tijve duke shënuar golin e katërt.

Pas këtij triumfi, Tottenham është në koutën e 47 pikëve dhe mban vendin e shtatë, ndërkohë që Leeds mbetet në vendin e 15 me 23 pikë të grumbulluara.

SHKARKO APP