Tottenhami merr një fitore spktakolare ndaj City-it, rihapet Premier League (VIDEO)

Tottenhami ka arritur një fitore spektakolare 3-2 ndaj Manchester City-it në super duelin e kësaj fundjave në Premier Lerague. Dueli ishte shume emocionues me gola të shumtë dhe me shumë raste shënimi.

Në minutën e 4-t, Kulusevski gjeti golin e parë me fanellën e Spursave pas një asisti nga Son. Reagimi i City-it vjen në fraksionin e parë me një gol të Gundogan, pas një gabimi të portierit Lloris.

Harry Kane do të rikthente Tottenhamin në avantazh në minutën e 59-të, por në shtesën e ndeshjes City fitoi një penallti që do ta kthente në gol Mahrez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emocionet nuk kishin përfunduar këtu, pasi pak sekonda më pas Kulusevski dhuroi një asist për Kane, i cili shënoi me kokë golin e fitores. Me këtë fitore Tottenham mbetet në vendin e 7-të me 39 pikë, ndërkohë që City ruan kreun me 63 pikë, vetëm 6 më shumë se Liverpooli. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?