Tottenhami në super formë, i shkakton humbjen e parë Manchester City-it

Java e dytë e Premier League nis me një surprizë të madhe. Në stadiumin “Etihad”, Tottenham arrin një fitore të rëndësishme, duke mposhtur 2-0 Manchester Cityn.

Spurs u siguruan fitoren falë golit të Johnson në minutën e 35-të dhe Palhinhës, i cili shënoi në shtesën e pjesës së parë, pas një gabimi në ndërtimin e aksionit nga porta nga Trafford, zëvendësuesi i portierit Ederson, ndërsa pritet edhe mbërritja e Donnarummas.

Me këtë sukses, skuadra e drejtuar nga trajneri Frank ngjitet në krye të tabelës me pikë të plota dhe pa pësuar asnjë gol në dy ndeshjet e para të kampionatit anglez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?