Totti: Dybala nuk e do numrin 10, kam folur me të për disa gjëra

Francesco Totti ka nisur misionin për të trasferuar Paulo Dybala-n te Roma, por ky nuk do të jetë aspak një mision i thjeshtë. Ish-kapiteni i verdhekuqve foli për “Sky Sport” në lidhje me interesimin e Mourinhos për argjentinasin.

“Nuk kam tentuar ta bind, megjithatë kam folur me të për disa gjëra. Mendoj se e ka marrë mesazhin, por nuk i takon vetëm atij të vendosë se cila do të jetë e ardhmja e tij.

A do t’ia jepja numrin 10? Nëse dëshiron ta marrë, sigurisht që po, por, me sa di unë, ai nuk e do. Unë mendoj se ai do të merrte numrin 21. Kush do të më pëlqente nëse nuk vjen Dybala? Varet nga potenciali ekonomik i klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rikthimi i Tottit te Roma? Gjithmonë kam thënë që martesat bëhen mes dy partnerëve. A do të më pëlqente një martesë e re? Unë jam martuar tashmë (qesh)”, deklaroi ish-kapiteni i verdhekuqve.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?