Totti e thotë hapur: Nuk rikthehem më te Roma!

Francesco Totti nuk ka ndërmend që të rikthehet më te skuadra e Romës. Ish-kapiteni legjendar i skuadrës verdhekuqe ka filluar një punë të re për zbulim talentesh në një studio angleze.

 

“Kam një karakter mjaftueshëm të fortë. Kur marr një rrugë e çoj deri në fund me çdo kusht. Nëse do të vijë që do më kërkojë që të rikthehem te Roma, do më vendosë në vështirësi, por do t’i them jo. Duhet respektuar vendimi që kam marrë. Dua të kem një eksperiencë të re”, ka thënë Totti në një intervistë që ka dhënë për “FoodSport” në Radio Radio.

Marrëdhëniet e tij me drejtuesit e verdhekuqve nuk janë aspak të mira, pasi projekti amerikan asnjëherë nuk e ka bindur. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP