Totti në Tiranë: Kumbulla lojtar shumë i mirë, i domosdoshëm për ekipin e Romës

Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti është në Tiranë për të ndjekur finalen e madhe. “Finalja është një ndeshje më vete, një ndeshje shumë e vështirë le të lutemi që ta fitojë Roma por më mirë mos të themi gjë përpara, le të shohim se çfarë do të ndodh”,-tha për “Top Channel”.

Dy fjalë për Kumbullën mbrojtësin e Romës dhe të përfaqësueses sonë?

Kumbulla është një lojtar vërtet shumë i mirë, sa herë është aktivizuar ka dhënë maksimumin, prandaj mund të them se është një lojtarë i rëndësishëm një lojtar i domosdoshëm për ekipin dhe për këtë arsye çdo skuadër në Itali do ta donte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një parashikim për ndeshjen sot?

Swiss Digital Mobile Reklama

Si tifoz i Romës do të preferoja që të fitonte Roma, por është një ndeshje finale dhe gjithçka mund të ndodh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?