Trabzonspor i fiksuar me Muçin, klubi turk dëshiron të blejë kartonin nga Besiktas

Ernest Muçi vijon të jetë në qendër të vëmendjes te Trabzonspori, ku paraqitjet e tij të fundit kanë shtuar presionin mbi drejtuesit për të marrë një vendim. Trajneri Fatih Teke ka dhënë miratimin për blerjen e kartonit të mesfushorit të Kombëtares, por klubi ka zgjedhur të presë deri në fund të sezonit për të vlerësuar situatën.

Trabzonasve nuk u nxiton aspak të shpenzojnë 8.5 milionë euro, shumë që duhet paguar për ta transferuar përfundimisht 24-vjeçarin, sidomos pasi tashmë kanë investuar 1 milion euro për huazimin. Për momentin, klubi po vëzhgon me kujdes formën e Muçit, i cili ka shpërthyer me pesë gola në tre ndeshjet e fundit, duke u kthyer në një nga pikat më të forta të skuadrës.

Ndërkohë, nga ambientet pranë futbollistit mësohet se Muçi ndihet shumë mirë te Trabzonspori dhe e sheh me pozitivitet vazhdimin e karrierës në këtë klub. Mbështetja e vazhdueshme nga trajneri Teke ka qenë vendimtare për ringritjen e tij, sidomos pas një sezoni të vështirë te Besiktashi, ku minutat ishin të pakta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht, Superliga turke kryesohet nga Galatasaray, vetëm dy pikë përpara Trabzonit, që vazhdon garën për titull. Ndeshja e radhës e Muçit dhe shokëve do të jetë pikërisht ndaj Besiktashit, skuadrës që zotëron kartonin e tij, duke i shtuar edhe më shumë emocion kësaj sfide.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?