Trabzonspori i fiksuar me shqiptarët, pas Muçit synon edhe … Rashicën

Trabzonspori vijon të shfaqë interes të madh për futbollistët shqiptarë dhe pas Ernest Muçit, në radarët e klubit turk ka hyrë edhe Milot Rashica. Trajneri Fatih Teke duket i vendosur të përforcojë repartin ofensiv dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare shihet si një alternativë ideale për projektin e tij.

Rashica vjen në një moment pozitiv, pasi ishte vendimtar në ndeshjen e fundit të Besiktashit, ku shënoi golin e fitores ndaj Rizesporit. Një javë më parë, ai kishte dhënë asist pikërisht kundër Trabzonsporit, duke treguar se po rrit ndjeshëm ndikimin e tij në lojë.

Edhe pse në fillim të sezonit nuk kishte shumë hapësira, 29-vjeçari ka arritur të rikthehet në vëmendje. Rashica ka kontratë me Besiktashin deri në vitin 2027 dhe klubi nga Stambolli nuk pritet të heqë dorë lehtë, sidomos duke pasur parasysh investimin prej rreth 5 milionë eurosh të bërë në vitin 2023 për kartonin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?