Tragjedi në Kosovë, ndahet nga jeta në moshën 22 vjeç futbollisti i Vushtrisë

Një lajm i trishtë trondit botën e sportit. Ndahet nga jeta futbollisti i Vushtrisë, Erjon Morina. 22-vjeçari pësoi një goditje në zemër gjatë një seance stërvitore me skuadrën e tij dhe prej më shumë se një muaji ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Morina ka humbur “ndeshjen” më të rëndësishme të jetës së tij ditën e sotme. Lajmin tragjik e ka bërë të ditur babai i tij me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Ylli babit ike në qiell. Na thave zemrat Erjon! Do jetojmë të ngrysur me kujtimet më të bukura për ty! Do jesh ylli që do na ndriçon gjithmonë”, shkruan Ilir Morina, babai i Erjonit.

SHKARKO APP