Tragjedi/ Portieri i Bayernit njofton se ka humbur djalin vetëm 6 vjec, ja postimi prekës
Javët e fundit kanë qenë të errëta për botën e futbollit. Pas lajmeve tronditëse për ndarjen nga jeta të fëmijëve të futbollistit Verreth (Bari) dhe ish-portierit të Romës, Julio Sergio, një tjetër tragjedi ka ndodhur së fundmi. Portieri i Bayern Munich, Sven Ulreich, ka bërë të ditur publikisht humbjen e djalit të tij gjashtëvjeçar, Len, pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë.
Mesazhi prekës i Ulreich në rrjetet sociale:
“Me dhimbje të thellë njoftojmë se djali ynë Len ndërroi jetë disa javë më parë pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë. Ishte një vendim jashtëzakonisht i vështirë për ne ta bëjmë këtë histori publike, por është një hap i rëndësishëm për ne si familje – për të qartësuar situatën ndaj njerëzve përreth nesh dhe publikut në përgjithësi.
Bashkë me vajzën tonë, po përpiqemi të gjejmë rrugën drejt jetës sërish, hap pas hapi. Falënderime të veçanta për familjet tona, miqtë tanë dhe klubin Bayern Munich për diskrecionin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë muajve të fundit – kjo ka pasur rëndësi të madhe për ne.
Ju lutemi, të gjithë përfaqësuesit e mediave dhe publiku të tregojnë respekt dhe të respektojnë privatësinë tonë. Ju lutemi të mos bëni më shumë pyetje dhe të përmbaheni nga deklaratat.”
Ky mesazh i dhimbshëm ka prekur zemrat e tifozëve dhe komunitetit të futbollit anembanë botës, që i qëndrojnë pranë Ulreich dhe familjes së tij në këto momente të vështira.
KOHA JONË SONDAZH

