Trajneri armen: Luajmë për fitore ndaj Shqipërisë!

Trajneri i kombëtares së Armenisë, Sargis Hovsepyan, ka deklaruar se në takimin kundër Shqipërisë nuk luhet nderi i tyre, pasi është një ndeshje që duhet luajtur, por jo vendimtare. Sipas teknikut armen, e rëndësishme është që të bëhet një lojë e mirë, të kënaqet publiku, natyrisht, duke kërkuar edhe rezultatin pozitiv, pavarësisht dëshirës së kundërshtarit.

 “Nuk duhet ta cilësojmë ndeshjen ndaj Shqipërisë si ndeshjen e nderit. Ky është sporti dhe, nëse ekipi humb, nuk do të thotë se lojtarët nuk kanë luajtur për nder. Ne do të bëjmë çdo gjë për të fituar në stadiumin tonë”, – tha trajneri armen. Hovsepyan, i cili foli edhe për humbjen 4-0, në miqësoren ndaj Francës, duke thënë se duhen zgjidhur problemet që dolën nga kjo ndeshje.

 “E kuptojmë që duhet të zgjidhim problemet në këtë fazë dhe duhet të luajmë një ndeshje të mirë. Askush nuk mund të thotë se ekipi duhet ta fitojë ndeshjen e nesërme, por ne do të bëjmë më të mirën”, – ka përfunduar trajneri armen, i cili tha më tej se ekipi ka disa lojtarë të dëmtuar dhe disa të tjerë jashtë forme. Ylli i skuadrës armene, Mkhitaryan, në ndeshjen e fundit u zëvendësua, ndërsa për ndeshjen me Shqipërinë, ai pritet të jetë i gatshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?