Trajneri Empolit tërbohet me penalltinë që nuk i dhanë Bajramit ndaj Interit: Gjyqtari ishte në tualet?
Aurelio Andreazzoli, trajneri i Empolit, është tërbuar pas humbjes me Interin për shkak se skuadrës së tij nuk iu dha një penallti neto. Ndërhyrja e D’Ambrosio ndaj Nedim Bajramit ishte e gabuar, por gjyqtari nuk shkoi për ta përë në VAR.
“Kurrë nuk kam folur për arbitrat sepse ata duhet të mbrohen si profesion. Megjithatë dua të di se çfarë po bënte Paolo Valeri në tavolinën e VAR. Ose u shpërqendrua, ose iku për në tualet a diçka tjetër, sepse nuk ka mundësi që VAR nuk e ndihmon arbitrin kur duhet.
Gjithmonë i pranoj vendimet e arbitrave. Megjithatë nëse VAR shikon një gabim të qartë dhe të dukshëm, unë pyes veten pse nuk e ndihmojnë arbitrin? Për këtë punë janë aty.
Sinqerisht, edhe nipi im Tommaso, i cili është 4 vjeç, mund ta shihte se ishte penallti. E pashë në telefon kur u ktheva në dhomën e zhveshjes dhe u trondita. Nëse nuk e përdorim teknologjinë, atëherë e heqim objektivitetin e arbitrimit nëpër ndeshje”, deklaroi Andreazzoli.
KOHA JONË SONDAZH

