Trajneri francez: Ndeshja me Shqipërinë, aspak e lehtë

Në një intervistë për emisionin francez Telefoot, trajneri i kombëtares franceze Didier Deschamps ka bërë një analizë të shkurtër për kundërshtarin e radhës, Shqipërinë. “Shqipëria është kundërshtar i vështirë. Treguan se kanë skuadër të mirë, dhe arritën të përballen denjësisht me Zvicrën edhe me 10 lojtarë.

Trajneri italian De Biasi i ka organizuar mirë si skuadër. Prandaj mendoj se ndeshja e të mërkurës në Marsejë nuk do të jetë aspak e lehtë,” tha trajneri i Gjelave.

Pas trajnerit, ishte dhe sulmuesi kryesor i bluve, Antoni Griezmann, që premtoi se do të përpiqej të kthehej në formën e tij më të mirë në përballjen me Shqipërinë, pas një sezoni të lodhshëm me Atletikon. Shqipëria dhe Franca do të përballen të mërkurën në orën 21:00 në “Velodrome”.

Shqipëria ka marrë dy rezultate pozitive në dy miqësoret e zhvilluara me Francën në eliminatore, një ثز샾tore dhe një barazim

SHKARKO APP