Trajneri gjerman jep dorëheqjen nga drejtimi i Lokomotivës së Moskës për shkak të luftës
Trajneri i Lokomotiv Moskës, Markus Gisdol, ka dhënë dorëheqjen nga detyra për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
“Për mua, trajneri është puna më e mirë në botë, por nuk mund ta ushtroj profesionin tim në një vend ku lideri është përgjegjës për një luftë në mes të Evropës. Kjo nuk është në përputhje me vlerat e mia, prandaj dhashë dorëheqjen me efekt të menjëhershëm.
Nuk mund të qëndroj në një fushë stërvitjeje në Moskë, të stërvis lojtarët, të pretendoj profesionalizëm, kur pak kilometra larg jepen urdhra që i shkaktojnë vuajtje një populli të tërë. Ky është vendimi im personal dhe jam absolutisht i bindur për këtë”, tha trajneri gjerman për gazetën Bild
Gisdol, i cili mbërriti në Rusi në tetor, ka drejtuar Lokomotivën, e përjashtuar një ditë më parë nga Europa League, për vetëm 12 ndeshje.
KOHA JONË SONDAZH

