Trajneri i Anglisë rezultoi pozitiv me COVID-19, po e mbajti të fshehtë te lojtarët

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, muajin e kaluar ka rezultuar pozitiv në testet e Covid-19, por nuk iu ka treguar lojtarëve. Kjo sipas mediave angleze, erdhi për të mos ndikuar aspak negativisht te futbollistët e tij. 50-vjeçari ishte detyruar të vetë izolohet për 10 ditë pasi doli pozitiv, më pas u shërua dhe u konfirmua në testin negativ.

Sipas The Sun, Southgate doli pozitiv me 25 tetor dhe ishte i izoluar teksa zhvilloheshin ndeshjet e Premier Legues në fundin e tetorit dhe fillimin e nëntorit. Trajneri më pas doli negativ dhe konfirmoi rikthimin gjatë një konferencë për media me 5 nëntor. Anglia sonte do këtë ndeshje shumë të vështirë ndaj Belgjikës e vlefshme për Ligën e Kombeve dhe Gareth Southgate do jetë normalisht në stol.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?