Trajneri i Barcelonës e tepron ndaj gjyqtarit: Ke miq të shkëlqyer në Itali (VIDEO)

Juventus fitoi dhe dominoi mbrëmjen e djeshme 3-0 kundër Barcelonës.  Ndeshja u zhbllokua nga një penallti e akorduar nga arbitri Tobias Stieler, pas një kontakti të dyshimtë midis Araujo dhe Ronaldos, i cili nuk e bindi aspak Ronald Koeman në stol.

Trajneri holandez, nuk e ka pritur mirë vendimin e arbitrit gjerman.  Sipas pamjeve të transmetuara  “Movistar” shihet qartë se si Koeman iu drejtua gjyqtarit në anglisht, menjëherë pas fishkëllimës së trefishtë: “Ju keni miq shumë të mirë në Itali”.

Strategu holandez harroi se arbitri Stieler fali në penalltinë e dytë Lenglet, diçka që e kuptoi fare mirë, pasi e zëvendësoi pak sekonda pas ekzekutimit të penalltisë së dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?