Trajneri i Brazilit paralajmëron Neymar: Nuk është i pazëvendësueshëm!

“Neymar është thelbësor në kombëtare, por jo pazëvendësueshëm”, këto janë fjalët e trajnerit të Brazilit Tite, për “France Football” gjatë një udhëtimi në Paris, para se ndodhte bllokimi i kufinjve me Europën.

“Në çdo ndeshje pyes veten se si mund të nxjerrë më të mirën dhe se si mund të ndërtoj ekipin rreth tij. Pozicioni në të cilin, për mendimin tim, e bën atë më të mirë si në klub ashtu edhe në atë kombëtare është si ai te Barcelona. Është një futbollist që luan në krahun e majtë dhe më pas shkon drejt qendrës”, ka thënë strategu i Brazilit.

Tite njihet për lidhjen që ka me futbollistët e tij, teksa rrallë herë ndryshon formacionin më të cilën zbret në fushë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP