Trajneri i Brojës: Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm dhe të shënojë sa më shumë!

Armando Broja po kalon një formë fantastike te skuadra e Southampton.  Sulmuesi shqiptar ka zhvilluar 11 ndeshje me Southampton në kampionatin anglez, 3 prej të cilave i ka nisur titullarë dhe pikërisht në sfidat e nisura nga minuta e parë ka arritur të shënojë edhe 3 gola, duke ndihmuar skuadrën të marrë 5 pikë. 2 gola sulmuesi i ka shënuar edhe në Kupën e Anglisë, duke shkuar në kuotën e 5 golave në total.

Trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl ka folur për ecurinë e shqiptarit këtë sezon, duke shpresuar që ai të realizojë edhe më shumë gola.

“Mendoj se Broja po kalon nëpër një formë fantastike dhe në tri ndeshjet që ishte titullar, ai ka shënuar tre gola. Mendoj se është një përqindje e mirë dhe shpresoj që ai të vazhdojë me këtë ritëm dhe të shënoj edhe më shumë gola”, tha Hasenhuttl.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?