Trajneri i Burnley sqaron pse e la Brojën në tribunë, nuk është për shkak dëmtimi

Situata e Armando Broja te Burnley vazhdon të jetë e paqartë. Sulmuesi shqiptar nuk u përfshi në listën e lojtarëve për ndeshjen e fituar 3-2 me përmbysje ndaj Crystal Palace FC, duke e ndjekur sfidën nga tribuna.

Trajneri Scott Parker sqaroi pas takimit se vendimi ishte thjesht teknik dhe lidhej me përzgjedhjen e skuadrës. Sipas tij, Broja nuk u la jashtë për shkak të ndonjë problemi serioz fizik, edhe pse në javët e fundit ka pasur një shqetësim të lehtë.

“Nuk kishte asgjë më shumë se programimi i skuadrës. Ai është ankuar për një shqetësim të vogël, por zgjedhja ime lidhej me faktin që nuk mund të grumbulloja më shumë se një numër të caktuar lojtarësh”, deklaroi Parker.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në stol, alternativat për repartin ofensiv ishin Lyle Foster dhe Ashley Barnes, ndërsa vendi i Brojës në listë u plotësua nga mesfushori James Ëard-Proëse, i cili bëri debutimin me fanellën e Burnleyt. Anglezi nuk kishte mundur të aktivizohej një javë më parë ndaj Ëest Ham United FC, klub që zotëron kartonin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Broja, i transferuar verën e kaluar, ende nuk ka arritur të bindë plotësisht stafin teknik. Mungesa e tij në një ndeshje kaq të rëndësishme shton pikëpyetjet mbi rolin që do të ketë në vazhdim të sezonit, teksa konkurrenca në repartin ofensiv mbetet e fortë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?