Trajneri i Bylis: E kam të vështirë të vazhdoj kështu, do të flas me presidentin

Trajneri Dovedan, duke iu referuar situatës që po kalon Bylisi, ku mbizotërojnë akuzat ndaj gjykimit, tha se do të kishte një takim me presidentin Kapllanaj për të ardhmen e tij.

“Unë do të kem një bisedë shumë serioze me presidentin gjatë këtij takimi. E kam shumë të vështirë të punoj në këto lloj kushtesh. Unë kam ardhur që të jap më të mirën në Shqipëri. Më ka sjellë presidenti Kapllanaj. Do të kem takim me presidentin dhe do vendos. Unë e kam shumë të vështirë të vazhdoj…

Ekipi nuk është siç ka qenë. Kemi probleme psikologjike nga ngjarjet e fundit. Kjo mbetet për t’u rregulluar nga ana jonë. Duhet parë më shumë. Unë u kam kërkuar gjithmonë lojtarëve, që pavarësisht ngjarjeve të fundit, të rikthemi te loja jonë.

Sot kisha një kërkesë të veçantë: askush të mos merrej me gjyqtarin. Çdo vërshëllim i gjyqtarit, kur ke shumë ndeshje që e ke kundër, të bën të reagosh”, deklaroi Dovedan.

SHKARKO APP