Trajneri i Bylis: Ky është ekipi im, do jua bëjmë jetën e vështirë të gjithëve!

Bylis mori një fitore të madhe 2-1 ndaj Partizanit, e cila nuk kishte si të mos linte të kënaqur trajnerin Veljko Dovedan. Strategu i skuadrës ballshiote ka paralajmëruar rivalët se do ta kenë të vështirë ndaj tyre.

“Ky është ekipi që unë njoh, kë është ekipi i vërtetë dhe këtë e treguam. Ky është stili jonë dhe kështu luajmë ne futboll. Kështu duhet të luajmë deri në fund. Jo vetëm me Partizanin, por ndaj kundërshtari dua t’ia bëj jetën e vështirë. Dua të bëj presing lart. Dua të jem agresiv”. Lojtari më i mirë i ndeshjes.

Djemtë kanë bërë atë që kemi përgatitur gjithë javës dhe jam shumë i kënaqur. Normalisht, planin B e kam. Varet nga rezultati dhe ajo që jep fusha e lojës. Por, ajo që i besoi më shumë ekipit është ajo që thashë më lart. Presingu dhe loja një kundër një”, tha Dovedan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?