Trajneri i Dortmundit: E di se kur i mbaron kontrata Haaland, ka ndershmëri mes nesh!
Marco Rose, trajneri i Borussia Dortmundit, ka folur për Erling Haaland dhe të ardhmen e tij në një intervistë të dhënë për Sport Bild. Strategu la të kuptohet se me shumë mundësi norvegjezi do të nisë një aventurë të re.
“Unë jam në kontakte çdo ditë me të, e di se kur i përfundon kontrata. Di gjithashtu se çfarë duhet të vendosë, gjithçka është në tryezë, gjërat duhen bërë me ndershmëri. Për këto arsye nuk kam nevojë të flas me të çdo ditë. Do të vijë momenti kur ai do të duhet të marrë vendimi, klubi duhet të jetë i përgatitur. Ne duam që të qëndrojë”, deklaroi Rose.
21-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2024 me Dortmundin, por duket filluar nga kjo verë, ai do të ketë një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh, një shifër që i shkon për shtat të gjitha skuadrave të mëdha. /R.Lika-Koha Jonë/