Trajneri i Espanyol lavdëron Keidi Baren: Është një fenomen!
Trajneri i Espanyol, Vicente Moreno ka lavdëruar sulmuesin e kombëtares shqiptare Keidi Bare. Pas ndeshjes së sotme, ku Espanyol fitoi me rezultatin 4-3 ndaj Levantes, ai u pyet nga gazetarët nëse u përmirësua loja me futjen në fushë të shqiptarit.
“Keidi është një fenomen. Sot normale do të ishte që ai të mos hynte në fushë për shkak të gjendjes fizike. Ne kemi biseduar me të nëse mund të rrezikonim dhe ai u hodh në fushë.
Të gjithë lojtarët kontribuojnë. Sot Morlanes ka qenë titullar në vend të Keidi Bares dhe ka bërë të tijën”, deklaroi Moreno.
KOHA JONË SONDAZH

