Trajneri i Evertonit vlerëson Brojën në sfidën e parë si titullar: E meritoi, ka punuar shumë

Armando Broja luajti ndeshjen e parë si titullar me Evertonin. “Bomberi” kuqezi shfaqi sinjale pozitive përballë Nottingham, u përpoq të bënte diferencën me shpejtësinë e tij, por në asnjë rast nuk ishte i saktë.

Broja qëndroi në fushë deri në minutën e 75-të, duke u vlerësuar nga “SofaScore” me notën 6,7, tentoi 3 herë por pa mund të gjejë kuadratin. Realizoi 13 pasime të sakta nga 17-të. Everton pësoi një humbje 0-2 brenda në shtëpi, me Nottingham që e sheh tashmë veten në vendin e dytë në Premier League.

Trajneri Sean Dyche vlerësoi paraqitjen e parë të Brojës si titullar: “Ai ka punuar për ta merituar këtë, një fanellë titullari. Ishte pak i nxituar, por ai do të bëhet më i fortë. Ai ka punuar shumë dhe kjo ishte një shpërblim për të. Ne mendojmë se ai është një lojtar i mirë, unë mendoj se ai do të rritet shumë”.

SHKARKO APP