Trajneri i Galatasaray me këmbë në tokë: Ende nuk kemi fituar asgjë!

Pas fitores së rëndësishme ndaj Juventusit, trajneri i Galatasaray, Okan Buruk, u shfaq i kënaqur në konferencën për shtyp, por njëkohësisht i kujdesshëm përpara ndeshjes së kthimit.

“Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë dhe jemi të lumtur, por nuk kemi fituar ende asgjë,” u shpreh tekniku turk. Ai theksoi se kualifikimi do të vendoset në transfertë dhe vetëm një tjetër fitore do ta bënte skuadrën vërtet të qetë.

Buruk pranoi se ekipi i tij pësoi dy gola të shmangshëm, veçanërisht të parin, pavarësisht se situata ishte përgatitur në aspektin taktik. “Prisja një rritje në pjesën e dytë dhe kështu ndodhi,” shtoi ai, duke nënvizuar reagimin pozitiv të skuadrës pas pushimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas trajnerit, moment kyç ishte inferioriteti numerik i Juventusit, që nuk arriti të reagojë me një lojtar më pak. “Arritëm një rezultat të rëndësishëm, por tani mendojmë për ndeshjen e kthimit, sepse Juventusi është një skuadër shumë e fortë,” përfundoi Buruk.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?