Trajneri i Italisë refuzon që të marrë drejtimin e Manchester United

Manchester United është në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të Solskjaer. Të shumtë kanë qenë emrat që kanë qarkulluar për pankinën e Djajve të Kuq. Gazetari i të përditshmes gjermane “Bild”, Christian Falk shkruan se drejtuesit e United kanë tentuar edhe Roberto Mancinin, i cili udhëhoqi Italinë drejt fitimit të Euro 2020.

56-vjeçari italian, i cili ka drejtuar më parë edhe rivalët e Manchester City, ka refuzuar me mirësjellje ofertën e klubit anglez. Mancini ka kontratë me FIGC (Federata Italiane e Futbollit) deri më 2026 dhe është i fokusuar te përgatitja e fazës “play-off”, pengesë që Italia duhet ta kalojë për t’u kualifikuar në Botërorin Katar 2022.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?