Trajneri i kombëtares, Reja: “Prej 3 vitesh bëjmë gabime të rënda”. Pyetje shtrohet: Atëhere pse nuk ikën vetë trajneri?!
Nga Rozalb Lika-
Trajneri Edi Reja u shfaq mjaft i zhgënjyer për humbjen ndaj Izraelit dhe veçanërisht për gabimin në golin e barazimit, duke shtuar se është e pafalshme që skuadra të hidhet përpara në atë mënyrë dhe të kapet në kundërsulm.
Por i kujt është faji? I trajnerit, publikut apo futbollistëve? Por lojtarët ndaj kanë trajner që i mëson, përzgjedhë, udhëz , drejton dhe korigjon.
Tekniku italian tha se nuk ka thënë asnjëherë që Shqipëria është favorite, teksa shtoi se prej tre vitesh sheh që skuadra bën ndeshje të mira, por penalizohet nga gabime të rënda.
“Ka një arsye pse nuk luajtëm aq mirë në pjesën e dytë pas golit të tyre, e njëjta gjë ndodhi në Islandë. Kishte intensitet ekipi dhe ata pritën momentin për të shënuar golin e barazimit, ishin tre veta përballë dy mbrojtësve tanë. Nuk mundet kur jenë në avantazh të bësh një gabim të tillë. Ne nuk arritëm t’ia dilnim edhe në Islandë. Në të gjitha ndeshjet ka pasur një arsye pse kemi bërë gabim. Nuk e kuptoj pse duhet të bëjmë vetëm një pjesë të parë të mirë dhe të na kapin në kundërsulm kur jemi në avantazh, siç ndodhi në golin e barazimit që ishin vetëm Gjimshiti dhe Veseli pas.
Pse nuk ia dalim të fitojmë? Si favoritë nuk e kam thënë, por nuk mund të themi që kemi qenë favoritë. Luajmë ndaj Islandës dhe Izraelit dhe kush e njeh futbollin e di sa skuadra të vështira janë. Kemi bërë gjithmonë gabime dhe nuk mund të bëjmë dot atë hapin përpara. Ka dy ndeshje brenda 90 minutave kur je dhe kur nuk je në avantazh, dhe ne duhet ta kuptojmë, lojtarët duhet ta kuptojnë kur është rreziku. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe jo të mendojmë se jemi favoritë.
Bëra disa ndryshime për t’i dhënë më shumë forcë skuadrës përpara sepse nuk po avanconin dot, provova të ngre ekipin edhe me lojën në ajër. Por loja jonë u kompromentua kur ishim në avantazh që ata morën barazimin, pastaj ne u demotivuam e kundërta ndodhi me ata. Më pas duhej të ndërroja Abrashin pasi nuk ishte në formë, pastaj futa Gjasulën. Por ata ishin të karikuar nga goli dhe morën shumë zemër. Në pushimin mes pjesëve u thash lojtarëve të futeshin në fushë dhe të mos pësonin gol, por ja që ndodhi”, tha Reja.
Por derisa ka tre vite trajnier italiani Reja dhe paska këto gabime, pse nuk i ka korigjuar sepse ai nuk është sportdashës për të konstatuar, por për ti korigjuar.
Me këtë thënie se kemi tre vite me gabime, i bie që trajneri të largohet, sepse nuk prodhon asgjë të re për kombëtaren shqiptare.
Dhe duhet të ikë pasi nuk nxjerrë më asgjë të re dhe nuk ka asnjë shenjë se ky trajnier mund të korigjohet.
Edhe mosha bën punën e saj!
Natyrisht që humbin edhe ekipe të mëdha botërore, për shumë arësye, porse nuk ndodh si kjo e trajnerit tonë që deklaron “se nuk e kuptoj si humbin, kur janë në fitore”?!
Dhe po bëhen tre vite kështu, siç e pohon edhe vetë Reja.
Kjo ndeshje tregoi vetëm dy gjëra se kemi një publik sportdashës të shkëlqyer e rinor si dhe një Armando Broja, talent që ndjek hapat e Kristiano Ronaldos.