Trajneri i Lecces: Ramadani ka vrapuar 28 km në dy ndeshje, duket si veteran!
Ylber Ramadani e nisi në mënyrën më të mirë aventurën te skuadra e Lecces, ku është aktivizuar si titullar. Ai ndërkohë shkëlqeu edhe me kombëtaren tonë, duke qenë titullar në të dyja ndeshjet.
Trajneri i Lecces, Roberto D’Aversa ka komentuar formën e mesfushorit shqiptar, i cili është rikthyer në stërvitje te skuadra italiane.
“Ai është stërvitur në mënyrë të diferencuar pasi vrapoi 28 km në dy ndeshje. Është një lojtar që më ka bindur që nga dita e parë, duket sikur ka qenë këtu prej një kohe të gjatë, sikur të ishte veteran. Ka zëvendësuar largimin e Hjulmand në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Ramadani. /R.Lika-Koha Jonë/