Trajneri i Maqedonisë së Veriut: Fituam si italianët kundër italianëve, një gol me dy gjuajtje në portë

“Kemi fituar si italianët kundër italianëve, një gol me dy gjuajtje në portë. Jam shumë i lumtur për këtë fitore, jam krenar për këta djem. Që nga nesër, të gjitha energjitë do të jenë te Portugalia”.

Kësëhtu është shprehur trajneri i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski, duke gjetur mundësi të bëjë edhe ironi me kombëtaren e kaltër.

“Dëmtimet nuk janë serioze, të gjithë do të jenë gati për ndeshjen tjetër. Do të jetë edhe Elmas i cili do të na japë një ndihmë të madhe. Jam shumë i lumtur për golin e Trajkovskit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja ishte përgatitur në këtë mënyrë. E dinim që Italia është një skuadër e madhe me lojtarë të mëdhenj, por ne kemi bërë një ndeshje të madhe. Para ndeshjes u kisha thënë djemve që të argëtoheshin dhe në fakt u argëtuan”, theksoi trajneri i Maqedonisë së Veriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?