Trajneri i njohur turk zbulon origjinën shqiptare: Kam kushërinj në Kosovë

Vedat Muriqi ishte goditja e madhe e Fenerbahce në këtë merkato vere.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës arriti akordin me gjigantin turk për të lënë Rizespor dhe për të nisur një aventurë të re te verdheblutë.

Por, përpos shifrës 3.5 milionë euro paguar për klubin që e ndihmoi me 25 golat e tij në 50 ndeshje, në prapaskenat e këtij operacioni është trajneri i Fenerbahce, Ersun Yanal.

57 vjeçari i lindur në Buca ka zbuluar se ka një origjinë nga trojet e shtetit kosovar, duke konfirmuar një tjetër arsye se pse Muqiri është transferuar me mjaft bujë te Fenerbahce.

“Pas shumë kohës, ju më kujtuat të parët e mi dhe u bëtë shkaktar që të shikojmë çka kanë bërë ata. Unë kam lindur në Izmir. Jam fëmija i tretë i një familje emigruese. Me origjinë jam nga Kosova”, ka pohuar strategu.

“Një ndër arsyet kryesore se pse e dua futbollin janë dy vëllezërit, Ajhan dhe Ajfer Elmatasoglu. Ata janë kushërinjtë e nënës sime nga Kosova. Te dy disa vite kanë veshur edhe fanellën e kombëtares së Turqisë”, pohoi ai.

Edhe pse ka pak ditë te Fenerbahce, Muqiri ka arritur që të lë gjurmën e tij, teksa ka qënë rezultativ në miqësoret e verës, duke shënuar dhe dhuruar asiste.

SHKARKO APP