Trajneri i Polonisë: Messi si Tomba në pistë me ski, e vështirë që ta ndalësh

Polonia do të kërkojë befasinë e madhe nesër në Kupën e Botës kundër Argjentinës. Polakët nuk kualifikohen nga faza e grupeve që nga viti i largët 1986-ta. I mjafton një barazim falë katër pikëve të marra në dy ndeshjet e para.

Bashkë me Brazilin dhe Maorkun, është kombëtarja që nuk ka pësuar akoma gol. Trajneri Czeslaw Michniewicz foli në konferencën për shtyp.

“Jam shumë i kënaqur me punën tonë në mbrojtje. Tani duam të shkojmë përpara. Kur kemi parë shortin, e dinim se ndeshja me Argjentinën do të ishte shumë tërheqëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Messi është në fushë si Alberto Tomba në një pistë për ski. Nëse niset në slalom është e vështirë të ndalet. Të gjithë provojnë, por ai vazhdon të shënojë dhe të japë asiste. Nuk është aq e lehtë të ndalet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, kam shkuar në stadium të shikoj ndeshjen e tyre kundër Meksikës. Kam vlerësuar taktikën mbrojtëse të Meksikës, që i ka lënë shumë pak raste Argjentinës. Problemi është se kur ke Messi-n nuk të duhen shumë raste”, deklaroi trajneri i Polonisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?