Trajneri i Polonisë, Urban: Jemi favoritë ndaj Shqipërisë, por i respektojmë të gjithë!
Polonia ka mësuar se rruga drejt Botërorit do të kalojë fillimisht nga përballja me Shqipërinë në Play Off, dhe trajneri Jan Urban ka komentuar menjëherë shortin. Sipas tij, goglat kanë qenë të pranueshme dhe ekipi i tij nuk ka arsye të ankohet.
“Nuk mendoj se mund të ankohemi. Jemi favoritë në ndeshjen e parë, nuk ka arsye ta fshehim këtë,” deklaroi Urban, duke theksuar se fakti që ndeshja luhet në Varshavë është një avantazh i rëndësishëm. “Duhet të shfrytëzojmë sa më shumë ndeshjen në shtëpi.”
Megjithatë, tekniku polak nuk e nënvlerëson Shqipërinë dhe asnjë skuadër tjetër në këtë fazë vendimtare: “Unë respektoj çdo ekip. Kemi përjetuar surpriza të ndryshme, jo vetëm personalisht, por edhe duke parë çfarë ndodh në futboll me ekipe të tjera,” u shpreh ai.
Polonia dhe Shqipëria do të përballen në një duel të fortë që do të përcaktojë se kush vijon garën drejt Botërorit 2026.
KOHA JONË SONDAZH

